Lajme

Kështu do të jetë temperatura për ditën e diel

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 28 March 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër, ditë e diele.

Sipas IHMK-së, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimale ndërmjet 11-15 gradë Celsius”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK-ja.

Gjithashtu, theksohet se do të fryje erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera