Lajme

Kështu do të jetë moti gjatë kësaj jave

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 02 May 2022

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat kryesisht në fillim javë dhe gjatë vikendit parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 13-24 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera