Kështu arsyetohet Kurti për sigurimet shëndetësore: Nuk janë shkop magjik që na parandalojnë sëmundjet ose eliminon ato
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 27 August 2024
Qytetarëve të Kosovës ende nuk u ofrohet sigurim shëndetësor publik.
Kryeministri Albin Kurti derisa flet për këtë proces të tejzgjatur zotohet se së shpejti ligji do të miratohet nga Qeveria, e më pas edhe “patjetër” do të kalojë në Kuvend.
Në ceremoninë e përurimit të Klinikës Emergjente, ku janë rinovuar hapësirat, kryeministri Kurti “zbuloi” edhe diçka “me interes për qytetarët”. Ai thotë se duhet pasur parasysh se “sigurimet shëndetësore nuk janë shkop magjik i cili do të na parandalojë sëmundjet ose do të na eliminojë ato nëse i kemi”.
Tutje, Kurti përmendi edhe kosto shtesë për qytetarët, raporton Paparaci.
“Padyshim sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndëdishme dhe ato janë edhe zotim i yni. Ligjin për Sigurime Shëndetësore jemi duke e përgatitur, dhe nëse jo në mbledhjen e ardhshme të qeverisë e cila mbahet nesër, atëherë në mbledhjen tjeter të qeverisë do të jetë për miratim e më pastaj duhet ndjekë procedurat në Kuvendin e Kosovës. Duhet ta kemi një gjë parasysh se kur bëhen sigurimet shëndetësore, tek qytetarët do të ketë kosto shtesë, sepse nënkupton që të paguajnë paraprakisht për atë që eventuatisht mund të na ndodh më vonë.
Ndërkohë që nuk duhet harruar që për shumicën dërrmuese të shërbimeve dhe për kujdesin sëndetësor në Kosovë paguhet pak ose fare pak. Pra nuk është që sot qytetarët paguajnë tepër shumë e rrjedhimisht sigurimet shëndetësore janë ato të cilat do të na bëjnë të paguajmë më pak. Në fakt fillimisht, sidomos do të jetë e kundërta. Do të na duhet që të paguajmë njëherë në mënyrë që të mos paguajmë më vonë. Prandaj nuk duhet parë sigurimet shëndetësore si një lloj shkopi magjik i cili do të na parandalojë sëmundjet ose do të na eliminojë ato nëse i kemi.
Sipas Kurtit, buxheti për shëndetësi në Kosovë, është rritur 50 për qind krahasuar me vitin 2019.
“Mos të harrojmë që buxheti për shëndetësi në Kosovë krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019, tash që po flasim në 2024 është 50 për qind më i lartë dhe kjo natyrisht nuk është një shumë e cila i dedikohet mjekëve, infermierëve sa i dedikohet pacientëve dhe lista e barnave esenciale nga 24 milionë euro sa e kemi gjetur si buxhet në vitin 2021, në 2024 është 60 milionë euro. Përafërsisht në Kosovë blihen rreth 120 milionë euro barna në vit. Tash gjysmën e kostos e bart shteti e gjysmën qytetari. Para tri vjetëve ka qenë 80 për qind qytetari, 20 shteti”.
Kurti i quan “radikale” ndryshimet që pretendon se janë bërë.
Ai thekson se “përgatiten gjatë në mënyrë që të ekzekutojmë shpejtë”.
“Këto janë ndryshime radikale që janë bërë. Do të bëjmë edhe sigurimet shëndetësore, por ne planifikojmë shumë, përgatitemi gjatë në mënyrë që të ekzekutojmë shpejtë. Në të kaluarën pa pasur pak përgatitje e planifikim e stërzgjatje e zvarritje të ekzekutimit. Sivjet do ta kemi patjetër edhe të kaluar në Kuvendin e Kosovës sigurimet shëndetësore”.
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...