Lajme

Këshilltarja e Veselit, Arbana Xharra, shëtitet nëpër Amerikë, ndërsa merr “alamet” rrogë nga shteti

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 29 March 2018

Këshilltarja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Arbana Xharra ka alamet page. Ajo merr rrogë mujore 1512 euro në muaj, më shumë se Kryeministri i shtetit, Ramush Haradinaj, i cili ka rrogën 1347 euro.

Mirëpo, çfarë pune është duke bërë për vendin zonja Xharra. Në rrjetet sociale, të cilat i menaxhon Arbana, mund ta shohim të njëjtën vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të pakonfirmuar të “Indeksonline” thonë se Xharra është duke iu përgatitur terreni nga bashkë partiakët e saj për t’u kyçur në ambasadën e Kosovës në SHBA. Opsionet janë që e njëjta të bëhet diplomate në vend të Vlora Çitakut ose Konsulle e Përgjithshme, post që aktualisht e mbanë Teuta Sahatqiju.

-Advertisement-

Ndryshe, shefi i Arbanës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh dje kundër rritjes së paraparë të pagave.

“Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka deklaruar Veseli.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera