Këshilltarja e presidentes i reagon deputetes Deliu-Kodra pasi hodhi kritika ndaj Osmanit se po hesht kundrejt gjendjes pandemike

Autori: Gazeta inFokus
22:14 | 27 January 2022
Donjeta Miftari, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila në seancën e Kuvendit ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani se po heshtë, derisa qytetarët po ballafaqohen me kriza të shumëfishta.
Miftari përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Presidentja i di shumë mirë obligimet e saj kushtetuese, se cilat janë përgjegjësitë e saj, e cilat jo.
“Ashtu si pjesa më e madhe e botës, Republika e Kosovës është përballur me sfida që lidhen me pandeminë, për të cilat është angazhuar personalisht Presidentja. Ky angazhim, ndër të tjera, ka rezultuar me sigurimin e donacionit prej mbi 500,000 vaksinave nga SHBA-të dhe mijëra vaksina të tjera nga partnerë të tjerë. Me këtë temë, nga vaksinimi, e deri te vetëdijesimi, Presidentja merret në baza ditore dhe këto bëhen transparente për publikun nëpërmjet komunikatave për medie”, u shpreh ajo.
Ndërsa, Miftari ka hedhur akuza ndaj Deliu-Kodra se bashkë me PDK-në kanë bojkotuar seancën e Kuvendit në të cilën Osmani kishte raportuar pikërisht për pandeminë.
“Se sa është angazhuar Presidentja për këtë temë, ka raportuar edhe në Kuvend, ashtu siç e kërkon Kushtetuta, por deputetja Deliu bashkë me partinë e saj e kishin bojkotuar (njëjtë siç kishin votuar kundër kur Presidentja në cilësinë e kryetares së Kuvendit propozonte amandamente për t’ua lehtësuar qytetarëve ballafaqimin me pandeminë). Siç ishte e qartë për këdo që e ka dëgjuar adresimin vjetor të Presidentes por edhe për këto që e përcjellë punën e saj, Presidentja është fokusuar fuqishëm në veprime që e fuqizojnë shtetin dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, porse nuk merret me deklarime boshe”, tha Miftari.
Më tej theksoi se deputetja Deliu-Kodra, nuk ka pse t’ia kujtojë Presidentes detyrat e saj si nënë, ngase një veprim i tillë sipas saj nuk ndodh asnjëherë në raport me burrat që kanë fëmijë. Madje e ka quajtur qasje seksiste.
“Kjo qasje është seksiste dhe vetëm sa e inkurajon seksizmin në shoqërinë tonë. Pritjet janë më të mëdha prej një politikane e deputete. Si është e mundur që një deputet i PDK-së ta sulmojë Presidenten për gjoja mos-reagim ndaj situatës në Ukrainë, teksa deputetja e po të njëjtës parti ankohet pse Presidentja ka reaguar kundrejt një situate të tillë? Kontradiktorë në qëndrime, si gjithmonë”, shkroi Miftari.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...