Lajme

Këshilltarja e Pacollit infektohet me koronavirus: Kam dhimbje të forta në të gjithë trupin

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 26 October 2020

Këshilltarja e Aleancës Kosova e Re, Rejhan Vuniqi, ka bërë të ditur se është infektuar me virusin COVID-19, teksa ka shpjeguar edhe simptomat.

Vuniqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se virusi po i shkakton dhimbje të mëdha.

“Unë vetëm deshta të përqoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë. Përveq, që kurrë mos i largoni maskat nga fytura kur të jeni jashtë, dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni. Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh.”, ka shkruar ajo. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Postimi i saj i plotë: Të dashur miq!
Virusi COVID-19 mbërriu edhe tek unë, me një egërsi të papërshkrueshme, sa që edhe tani kur po shkruaj këtë postim, ndjej dhimbje të forta në gjithë trupin.
Unë vetëm deshta të përqoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë. Përveq, që kurrë mos i largoni maskat nga fytura kur të jeni jashtë, dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni. Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh.
Prandaj distanca fizike është shumë me rëndësi.
Në momentin që keni qoftë simptomën më të lehtë, bëjeni testin dhe nëse jeni pozitiv, izolohuni sepse vetëm në këtë mënyrë e izoloni edhe virusin dhe nuk e bartni tek të tjerët.
Zoti ju ruajt dhe KUJDES!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera