Këshilltarja e Kurtit: Serbia me qëndrime radikaliste ndaj Luginës së Preshevës
Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 02 July 2023
Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurtit, ka deklaruar se emërimi nga ana e Qeverisë së Serbisë i ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, për kryetar të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është edhe një dëshmi e rradhës se ky shtet vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike.
Ky emërim sipas saj tregon se Serbia është shumë larg vlerave demokratike.
“E degradim i skajshëm është pastaj është emërimi nga ana e kryetarit të sapozgjedhur të Trupit Koordinues të Nenad Mitroviqit në detyrën e drejtorit të këtij institucioni, përfaqësuesit të degës së SNS për Bujanoc“, ka thënë ajo.
Më tutje, ajo ka thënë se janë të pashërueshme qëndrimet radikaliste të Serbisë që zanafillën e kanë në vitet e ’90.
”Vite ku si kriter për të qenë sa më lartë në hierarkinë shtetërore të ish-Jugosllavisë ishin: urrejtja sa më e madhe e kombeve dhe kombësive tjera, ngritja në piadestalin e popullit hyjnorë të kombit serb, gatishmëria për të qenë në shërbim të një politike që për arritjen e synimeve politike nuk kursente popujt tjerë as nga krimet çnjerëzore“, ka thënë ndër tjerash ajo.
Më poshtë postimi i plotë i Sinanit:
Emërimi nga ana e Qeverisë së Serbisë i ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, për kryetar të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është edhe një dëshmi e rradhës se ky shtet vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike.
E degradim i skajshëm është pastaj është emërimi nga ana e kryetarit të sapozgjedhur të Trupit Koordinues të Nenad Mitroviqit në detyrën e drejtorit të këtij institucioni, përfaqësuesit të degës së SNS për Bujanoc.
Pra, me pak fjalë, një qeveri me kryeministër e president nga rradhët e SNS zgjedh për kryetar një anëtarë të SNS dhe për drejtor një përfaqësues lokal të SNS.
Edhe pse ky organ në bazë të Marrëveshjes merr obligim nga Qeveria e Serbisë të afirmoj të drejtat e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, qeveria serbe e trajton si organ partiak.
Duke shkelur kështu Marrëveshjen mbi parimet e riorganizimit dhe rekonstruimit të Trupit Koordinues të vitit 2009, të nënshkruar nga Qeveria e Serbisë, përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe nga OSBE.
Me Marrëveshjen për riorganizimin e Trupit Koordinues parashihej para së gjithash inkuadrimi i kuadrove të pakicës shqiptare nga tri komunat e Luginës së Preshevës nga sferat e rëndësisë jetike në punën e këtij organi qeveritar.
Prandaj emërimet e kryetarit dhe të drejtorit të shërbimit të Trupit Koordinues, mund lirisht të quhen instalim në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e vitit 2009 dhe në kundërshtim flagrant me përqindjen reale, qoft edhe nga Regjistrimi i fundit i popullësisë.
Është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione shtetërore.
Janë të pashërueshme qëndrimet radikaliste që zanafillën e kanë në vitet e ’90.
Vite ku si kriter për të qenë sa më lartë në hierarkinë shtetërore të ish-Jugosllavisë ishin: urrejtja sa më e madhe e kombeve dhe kombësive tjera, ngritja në piadestalin e popullit hyjnorë të kombit serb, gatishmëria për të qenë në shërbim të një politike që për arritjen e synimeve politike nuk kursente popujt tjerë as nga krimet çnjerëzore.
Të tjera
-
PDK prezanton Shahin Dervishajn, kandidatin për deputet me numër 77
Biznesmeni i njohur kosovar në Gjermani, Shahin Dervishaj është një prej kand...
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...