Lajme

Këshilltarja e Kurtit i reagon djalit të Thaçit: Je pipi i më të kërkuarit nga specialja

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 26 March 2020

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi, publikoi një fotografi që ditë më parë e postoi babai i tij, Hashimi.

Veçse tash me një modifikim, shkruan gazeta inFokus.

Atyn ku Thaçi thoshte se është koha për krasitjen e pipave të tepërt e që u ba si kërcënim ndaj Albin Kurtit, Endrit Thaçi vendosi fytyrën e Kryeministrit tashmë në detyrë Albin Kurti.

-Advertisement-

E kësaj i ka reaguar këshilltarja e Kurtit, Fëllanza Podrimja.

“Pipi i më të kërkuarit të Gjykatës Speciale në Kosovë, Hashim Thaçit po poston në Instagram”, ka shkruar Podrimja./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera