Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 03 June 2024
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë, Ragmi Muastafi dhe Ardita Sinani si duket pati ndikim vetëm për këtë të fundit, e cila njëkohësisht është edhe këshilltare e kryeministrit.
Ardita Sinani, dje ka shpallur fitoren e saj në garën për kryetare të Preshevës, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo ka falenderuar qytetarët për besimin derisa ka uruar Preshevën për fitoren e saj.
“Faleminderit Preshevë që na besuat dhe u bashkuat të gjithë me mendje dhe zemër për Komunën tonë. Urime Preshevë”, ka thënë Sinani.
Ndërsa këshilltari i zëvendës kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, Ragmi Mustafi ka pranuar humbjen në qytetin e Bujanocit.
“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Megjithatë, jam shumë krenarë për punën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë fushatës. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi. Kontributi për idealet dhe aspiratat tona nuk mbaron. Faleminderit nga zemra për çdo përpjekje dhe mbështetje!”, ka thënë këshilltari i Bislimit pasi humbi garën në Bujanoc nga kundërkandidati, Arbër Pajaziti nga Fronti për Ndryshim.
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Tre ditë para zgjedhjeve për Sinanin dhe Mustafin u mbajt një tubim madhështor në Prishtinë ku mori pjesë edhe kryeministri Kurti për të cilin pati reagime e kritika të shumta.
Ai u akuzua se po përçan shqiptarët në Preshevë duke përkrahur vetëm dy kanididatë nga një parti, të cilët njëkohësisht janë edhe këshilltarë në kabinetin qeveritar.
Arsyetimi i Kurtit pse mori pjesë në tubimin e këshilltares së tij.
Zgjedhjet në Preshevë u mbajtën të dielën me dy qershor ku garuan 6 parti shqiptare dhe një koalicion në mes të dy partive serbe./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...