Lajme

Këshilltarja e Albin Kurtit e krahason Shqiprim Arifin me Rrahman Morinën

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 07 February 2024

Ish-kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, dhe këshilltarja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, ka thënë se kryetari aktual i komunës që udhëhiqte ajo, Shqiprim Arifi, po vazhdon të jetë sensacion në mediat serbe.

Sinani tha se është e turpshme kur mediet serbe fillojnë me citatin e Arifit për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Në anën tjetër Komuna e Preshevës, në të cilën Sh. Arifi është kryetar në detyrë, është defakto pa udhëheqje. Po vazhdon të zhvatet çdo ditë me projekte ku punëkryes janë oligarkët e afërt me Arifin”.

-Advertisement-

“Është e pafalshme që Serbia ka rigjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina, që e përdor dhe kontrollon për interesat e veta kundrejt Kosovës”, shkroi Sinani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se “ky Rrahman Morina 2.0”, deklaratat i bën çdo ditë për ta mbuluar dështimin e tij në pushtetin lokal në Preshevë por edhe për ta humbur foksuin nga problemet reale.

“Pikërisht në kohën kur vetëm Presheva diferencohet nga Vendimi i Qeverisë së Serbisë që të gjithë të punësuarit në periudhën me COVID 19 janë pajisur me vendime të përhershme të punës”.

“Por Sh. Arifi ka detyra dhe obligime tjera. Për të sulmuar padrejtësitë e Serbisë nuk janë e as kanë qenë në agjendën e tij”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera