Lajme

Këshilltari i Pacollit i reagon deputetes Pantina: Mos u ndiko nga propaganda serbe

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 21 June 2018

Jetlir Zyberaj këshilltari i Behgjet Pacollit ka reaguar ndaj deputetes së PSD-së Shqipe Pantina, shkruan Gazeta Fokus.

Zyberaj në profilin e tij në “Facebook” i është përgjigjur Pantines duke i thënë se nuk duhet të bini në grackën e Ivica Dacicit, qellimi i tij është manipulimi qytetarëve serb.

“Mos bini ne gracken Ivica Dacicit sepse qellimi i tij eshte vazhdimi i manipulimit i qytetareve serb ne Serbi. Asgje tjeter”

-Advertisement-

Po ashtu Zyberaj ka shkruar se nuk frikohemi nga zëra zëra si ky i juaji që bien nën ndikimin e propagandës serbe

Postimi i plotë i Jetlir Zyberajt në Facebook:

Nje pergjigje ne shenjë respekti për deputeten Shqipe Pantina..

E nderuar deputete,

Mos bini ne gracken Ivica Dacicit sepse qellimi i tij eshte vazhdimi i manipulimit i qytetareve serb ne Serbi. Asgje tjeter.

Perpjekjet e tij deshperuese kunder nesh po marrin pergjigjen e merituar kudo, andaj mos u shqeteso fare ne kete pike. E drejta eshte ne anen tone, andaj puna e madhe e diplomacise tone po reflektohet qdo dite kur Republika po konsolidon maredheniet dypaleshe me secilin shtet qe e ka njohur realitetin e pakthyeshem, Kosoven shtet te pavarur dhe sovran.

Ne e marrim me qetesi perpjekjen deshperuese te Serbise dhe ne kete pike nuk ndikohemi fare nga ta.

Nuk ndikohemi as nga zera si ky juaji qe bien nen ndikimin e propagandes serbe.

E lansuan “terheqjen e njohjes” nga Guinea Bissau, ndersa ne arritem kulmin e maredhenieve diplomatike me kete shtet duke akredituar ambasadorin tone atje.

E lansuan “terheqjen e njohjes” nga Gana ndersa Republika e Kosoves akreditoi ambasadoren Ganeze ne Prishtine para pak ditesh. E keshtu me radhe.

Krahas shtimit te numrit te njohjeve, si pike kyqe e politikes sone te jashtme, eshte edhe lidhja dhe konsolidimi i maredhenieve diplomatike me te gjitha shtetet qe na kane njohur, proces ky i cili deri me tani ka caluar.

Po ashtu pune e jashtezakonshme eshte duke u bere edhe ne drejtim te anetaresimit ne organizata te rendesishme nderkombetare nderkaq me rezultatet do te jete krenar secili qytetar i Kosoves, perfshire edhe opoziten. Sa i perket lajmit te lansuar nga Dacici, per Liberine, pergjigjen nuk i kam kthyer atij sepse nuk ia vlen, por per respekt po te pergjigjen ty, ngase besoj qe ne instance te fundit ti i gezohesh suksesit te shtetit tone.

Sikurse me udheheqesit e secilit shtet, edhe me udheheqesit e Liberise jemi ne kontakt permanent./GazetaFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera