Lajme

Këshilltari i Mustafës: Koalicioni PDK-AAK-NISMA mund ta instalojë vetëm krimin dhe terrin

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 17 Maj 2017

Këshiltari politik i Kryeministri Mustafa Bajram Gecaj, koalicionin PDK-AAK-NISMA e ka quajtur një koalicion të territ i cili sipas tij, është u nënshkruar në terr dhe se i njëjti mund ta instalojë vetëm krimin.

Ky reagim i Gecajt vjen pas zyrtarizimit që u bë mbrëmë para mesnate në mes të PDK-së AAK-së e Nismas, që të trija bashkë të shkojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.

“Koalicioni i territ PDK- AAK-NISMA. Është dizajnuar në terrin konspirativ, është nënshkruar në terrin e natës dhe mund të instalojë vetëm krimin dhe terrin” është shprehur Gecaj.

-Advertisement-

Lidhja Demorkatike e Kosovë ka arritur një marrëveshje koalicioni parazgjedhor vetëm me Alternativën dhe Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Ndërkaq pavarësisht se kanë biseduar edhe me Vetëvendosjen, duket se mes tyre ka pasur papajtueshmëri për të arritur marrëveshje, duke bërë kështu që VV të garojë e vetme në këto zgjedhje.

PDK përveç me AAK-në e Nismën në koalicion, ata dje gjatë ditës arritën marrëveshje edhe me shtatë parti të vogla.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy