Këshilltari i Kadri Veselit: Prej Vetëvendosjes s’mund t’i vijnë të mira këtij vendi
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 28 July 2017
Ish këshilltari i Hashim Thaçit dhe tani këshilltar i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka hedhur akuza të forta në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje. Latifi, i cili është edhe Këshilltar i Kadri Veselit, i pyetur rreth përplasjeve të përditshme në skenën politike rreth formimit të institucioneve, u shpreh se “iluzionistët, ata që ende e lexojnë gabimisht rezultatin e 11 qershorit me 3 gusht do ta kuptojnë se kush do t’i udhëheqë institucionet e reja të vendit”.
“Një gjë është e qartë”, thotë Latifi për Express, “ata që futën dhunën në jetën politike në Kosovë, ata që shkelën parimin elementar të demokracisë se mjetet e paligjshme nuk mund të përdoren për qëllime politike, ata që hodhën si leckë të pavlerë qëndrimin e zyrtarëve më të lartë amerikanë, e që bllokuan shtetin për dy vite vetëm për llogari të ardhjes në pushtet, gjithçka mund të bëjnë, por vetëm të mira nuk mund ti sjellin këtij vendi. Shteti i Kosovës është tepër i rëndësishëm për ta lënë në duart e tyre. Ky është leksioni i qartë që do ta marrin me 3 gusht”.
I pyetur rreth rikandidimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për postin e Kryeparlamentarit, Blerim Latifi theksoi se “kjo është gjëja më e natyrshme jo vetëm për PDK-në, por edhe për krejt kontekstin e situatës politike”, për të shtuar se “publiku duhet ta dijë se skenarët e shërbimeve ruse të përgjakjes së parlamenteve që u provuan në Mal të Zi dhe Maqedoni, kanë qenë të dizajnuar më parë për Kuvendin e Kosovës, por falë menaxhimit dhe tolerancës ekstreme të Veseli Kosova arriti t’i shmanget kësaj katastrofe. Kushdo tjetër në pozitën e tij do të dështonte”.
Sipas tij, edhe partnerët perëndimorë kanë qëllime të qarta rreth njerëzve që duhet t’i udhëheqin institucionet e reja të vendit.
“Konsideroj se është përpjekje e sinqertë e miqve tanë për t’i ndihmuar vendit duke bërë përpjekje për t’i larguar ata nga kurthi i planeve serbo-ruse për kalljen e Kosovës. Shikoni me sa krenari drejtuesit e Vetëvendosjes bredhin nëpër forumet e majta ndërkombëtare, në internacionalen socialiste, apo qendra tjera të radikalizmit majtist. Është e ditur se këto forume dendur popullohen nga pjesëtarë të shërbimeve sekrete ruse. Ky është njëri nga kanalet përmes të cilit planet ruse për të nisur sherre në Ballkan depërtojnë në Kosovë”.
Në lidhje me zhvillimet në PDK, Latifi u shpreh kjo parti vazhdon të qëndrojë e fuqishme në komplet strukturën e saj në të gjithë vendin.
“Po punohet në shumë të gjitha drejtimet, së pari për fitoren në zgjedhjet lokale, është intensifikuar debati i brendshëm për strategjitë që duhet ndjekur dhe vlerësimin e përformancës të secilit, për dëmin dhe dobinë e secilit. PDK është parti e Kosovës dhe në shërbim vetëm të Kosovës, kushdo që mendon të kundërtën nuk ka të ardhme aty. Kjo është mëse e sigurt”.
Të tjera
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...