Lajme

Këshilltari i Zëvendëskryeministrit kërkon masa kundër koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 23 February 2020

Visar Berisha, këshilltar i Zëvendëskryeministrit Hoti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të hartojë një strategji dhe të përgatitet për t’u përballur me koronavirusin, i cili nisi në Kinë dhe ka prekur edhe disa vende evropiane përfshirë Italinë, Gjermaninë e Francën, shkruan gazeta inFokus.

Ky është postimi i plotë:

Coronavirus ante portas,

-Advertisement-

Injorimi i rrezikut per kontaminim me coronavirusin tashma i ndodhun te porta, nuk guxon te ndodhe.
Sherbimi shendetesor publik jo ne nivelet te kenaqshme nuk ka kapacitete te mjaftueshme per t’u perballe nese nje virus i tille na vije brenda.
Qeveria e Kosoves dhe mekanizmat tjere publikë duhet sa me shpejt te pershtasin nje strategji veprimi me masa edukuese, parandalues dhe perballje me infeksionin e mundshme.
Shkollat, spitalet, administrata publike dhe ambientet e perbashketa rekreative jane vendet e preferuar te zhvillimit dhe shumimit e shperndarjes se viruseve te tille.

Paniku eshte keshilltari me i keq ne kesi rastesh. Na duhet strategji shtetrore per nje perballje eventuale me sa ma pak dame.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera