Këshilltari i Veselit: Në kohën e Veselit Kuvendi ishte i hapur për mediat, tani VV po i len në oborr
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 10 January 2020
Avni Bytyçi, këshilltar i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në mandatin e kryeparlamentarit Veseli, gazetarët, mediat dhe shoqëria civile asnjëherë nuk janë lënë në oborr kur brenda hapësirave të Kuvendit ka pasur takime e aktivitete.
Ai ka thënë se qe dy javë që VV e ka marrë ta udhëheqë Kuvendin, gazetarët po maltretohen duke i lënë me orë të tëra të presin jashtë në temperatura nën zero gradë celcsius.
Bytyçi vlerëson se kjo mbyllje e hapësirave të Kuvendit për media, është një turp për VV-në.
Reagimi i plotë i Avni Bytyçit në Facebook:
Gjatë mandatit të kaluar, Kadri Veseli si Kryeparlamentar, kishte krijuar qasje të vazhdueshme në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mediat, gazetarët, aktivistët e shoqerisë civile si dhe ekspertët e fushave të ndryshme. Ne, kishim krijuar një atmosferë të hapur në këtë institucion. Fundja, transparenca nuk është vetëm parim por mbi të gjitha edhe kulturë e demokracisë.
Ndërsa sot ndihem i befasuar që pothuajse pas dy javesh kjo praktikë tanimë e krijuar nga z. Veseli është ndaluar nga udhëheqësia aktuale e Kuvendit të Kosovës. Përfaqësuesit e mediave me orë të tëra qëndrojnë në temperatura nën zero (-) sepse ju ndalohet qasja fizike në objekt, kjo është thjeshtë turp!
Në këtë mashtrimin e tyre publik për formimin e qeverisë, së paku ta respektojnë njërin nga parimet bazë të demokracisë, atë të transparencës.
Mirëpo ekziston një problem thelbësor këtu që pastaj rezulton me këtë situatë.
Takimet e partive politike fare nuk duhet të ndodhnin në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kuvendi është bartësi i sovranitetit të popullit si tërësi. Ajo nuk njeh parti politike, e aq më pak për aktivitete të tilla.
Kjo është edhe arsyeja pse Administrata e Kuvendit duke përfshirë Zyrën për media, nuk mund të jetë pjesë e këtyre aktiviteteve të imponura nga LVV dhe LDK në hapësirat e saj. Siç duket këto parti kanë menduar se bartja e negociatave nga oda e Isa Mustafës, tek restorantet e hoteleve, e pastaj në hapësirat e Kuvendit ju jep pak shije institucionale këtyre tregtarëve të karrigave për pushtet.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes në reagimin e tij tha se personalisht është kujdesur që gazetarët të kenë qasje në Kuvend, edhe pse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Por, problemi këtu qendron tek pyetja: Kush është zëdhënësi i një partie politike që të lejojë, të krijojë apo të mundësojë qasje në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës?
Andaj, pazaret për Qeverinë le t’i bëjnë këto dy parti në zyrat e tyre, duke respektuar minimumin e transparencës, se më shumë nga ta nuk presim!
Të tjera
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...