Lajme

Këshilltari i Veselit: Koalicioni Mustafa-Kurti janë pazare për interesa të ngushta të klaneve që përfaqsojnë

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 02 December 2019

Avni Bytyqi, këshilltari i Kadri Veselit nga PDK-ja ka thënë se koalicioni Mustafa-Kurti janë pazare për interesa të ngushta të klaneve që përfaqsojnë.

Ndër të tjera takimet mes tyre Bytyqi i ka quajtur takime maskaradë, shkruan gazeta inFokus.

Bytyqi ka thënë se në këtë situatë humbësit më të mëdhenjë janë qytetarët dhe shteti.

-Advertisement-

“Çfarë menduat? Se Albini edhe Isa janë duke debatuar mbi modelin ekonomik dhe social të shtetit? Apo ndonjë strategji që do ta ndryshonte Kosovën?

“Koalicioni” Kurti-Mustafa nuk po arrinë që të kalojnë as hapin e parë drejt qeverisjes së përbashkët.
Ata po bëjnë pazare për interesa të ngushta të klaneve që përfaqësojnë.

Ata po grinden se kujt po i takon më shumë pushtet. Edhe këtu duhet të kuptohet që pushteti, dhe vetëm pushteti është paradigma e qeverisjes së tyre. Jo mirëqenia dhe e mira ekonomike e shtetit, e as drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit. Por interesat e ngushta partiake.

Atëherë si është e mundur që janë dakorduar 100% për platformën e qeverisjes pa i caktuar personat përgjegjës për zbatimin e saj.
Siç duket, sfilatat e zyrtarëve të VV-së dhe LDK-së nga skutat e hoteleve, zyrave partiake e deri tek prania ilegale në Kuvend, paskan qenë thjeshtë maskaradë.

Por i tillë ka qenë gjithemonë ky “koalicion”. I pantyrshem, i pasinqertë dhe mashtrues për qytetarët!
Për fat të keq, humbësit më të mëdhenj në këtë paaftësi janë qytetarët dhe shteti i Kosovës”, është shprehur Bytyqi./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera