Lajme

Këshilltari i Thaçit sulmon Vjosa Osmanin: Edhe përfaqësuesit e komuniteteve po ia duan më shumë të mirën LDK-së se ajo

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 02 June 2020

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, deklaroi që veç zgjedhjet do t’ia kthenin legjitimitetin institucioneve të Kosovës.

Por, si duket kjo deklaratë nuk i pëlqeu këshilltarit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj, shkruan gazeta inFokus.

Behramaj ka thënë që edhe përfaqësuesit e komuniteteve po ia duan të mirën më shumë LDK-së se sa Osmani, të cilën e ka quajtur të përkëdhelur të tyre.

-Advertisement-

“Vjosa Osmani paska thënë që vetëm zgjedhjet do t’ia rikthenin legjitimitetin institucioneve. Në anën tjetër, ende nuk paska dhënë dorëheqje meqë po ndjehet jolegjitime!

Edhe përfaqësuesit e komuniteteve po ia duan të mirën LDK-së më shumë se e përkëdhelura e tyre!”, ka thënë Behramaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera