Lajme

Këshilltari i Thaçit publikon një dokument sipas të cilit karantina në veri u shpall me vendimin e Qeverisë së Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 07 April 2020

Këshilltari i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka publikuar një dokument me të cilin sipas tij tregon se masat në veri të Mitrovicës janë marrë nga vendimi i qeverisë së Serbisë.

“Shumë pamje e keqe për ta publikuar, por gënjeshtrat e kësaj Qeverie fatkeqësisht nuk mund t’i demantojmë privatisht, kur kryeministri dhe ministrat e tij i bëjnë ato publikisht”, ka shkruar ai.

Behramaj përsëri ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të pubikojë vendimin për futjen në karantinë të dy komunave në veri të Kosovës.

-Advertisement-

“Ky është vendimi i 1 prillit i strukturave paralele serbe për “Mitrovicën”, ku thotë se masat i kanë marrë në përputhje me vendimet e Qeverisë së Serbisë. Ndërsa, kjo është konferenca e 3 prillit kur e kanë shpallur karantinimin e Mitrovicës dhe Zveçanit: https://kossev.info/north-mitrovica-and-zvecan-municipalit…/.Vendimi i Qeverisë së Kosovës apo konferenca e saj, fatkeqësisht mungojnë. Nëse ekziston vendimi, jo ajo letra e fshehur e Sveçles mbrëmë, le ta publikojnë!” shkruan ai./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera