Lajme

Këshilltari i Thaçit i jep leksion ligjor Kurtit e Abazit për informacionet e klasifikuara

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 25 March 2020

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas talljes konspirative të Kurtit në Kuvend, ku tha se zëvendëskryeministrit Haki Abazi nuk i ishte dhënë transkripti i takimit të Këshillit të Sigurisë, ku kishin diskutuar me presidentin Thaçi për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Duke ironizuar me këtë deklaratë të Kurtit, Behramaj ka thënë se kushdo që nuk e paska lejuar Haki Abazin ta marrë atë transkript, i paska bërë nder dhe e paska shpëtuar nga shkelja ligjore, duke i treguar shumë profesional.

Ai i është referuar Ligjit nr. 03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, i cili, sipas këshilltarit të Thaçit, e rregullon atë çfarë Haki Abazi qenka munduar të bëjë për interesa meskine.

-Advertisement-

“Është vërtet shqetësuese kur e sheh një kryeministër, i cili nuk e dinë që bën shkelje ligjore nëse i thotë “masonit” të tij sillma xhirimin apo transkriptin e takimeve të Këshillit të Sigurisë.

Si një diletant dhe amator në rritje që është, Haki Abazi edhe në rrëzim e sipër të qeverisë paska tentuar të bëjë shkelje shumë të rëndë ligjore dhe ta komprometojë sigurinë kombëtare, duke injoruar në tërësi legjislacionin në fuqi që e rregullon fushën e sigurisë kombëtare.

Për ta dëshmuar servilitetin e tij ndaj shefit dhe goditur partnerin e koalicionit, siç deklaroi edhe kryeministri më herët në Kuvend, Haki Abazi paska bërë përpjekje që ta nxjerrë transkriptin e takimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nevoja politike dhe propagandistike, duke harruar që vetë nuk e plotëson asnjë kriter minimal të sigurisë për të pasur qasje në informacione të klasifikuara, siç kërkohet me ligjet në fuqi.

Përpjekjet për t’iu vetëdijesuar juve i konsideroj si shumë humane, kështu që po hyjmë në leksionet bazike.

Neni 1 i Ligjit nr. 03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë e rregullon atë çfarë Haki Abazi qenka munduar të bëjë për interesa meskine.

“Qëllimi i këtij ligji është themelimi i një sistemi unik për klasifikimin dhe ruajtjen e informacioneve që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Kosovës si dhe për verifikimin e sigurisë së personave që kanë qasje në këto informacione”, thuhet aty.

Si duket hartuesit e këtij ligji, kur e kanë hartuar atë, i kanë pasur parasysh pikërisht tipat si Haki Abazi, sepse në nenin 18, paragrafin 1 të këtij ligji thuhet: “Informacionet e Klasifikuara nuk largohen nga objektet zyrtare dhe në asnjë mënyrë tjetër nuk transferohen te institucionet tjera publike nëse autoriteti i klasifikimit origjiner (prodhuesi i informacionit në këtë rast, pra Këshilli i Sigurisë) nuk e autorizon një gjë të tillë. Institucioni publik që pranon informacione të klasifikuara nuk lejon hapjen e atyre informacioneve pa aprovimin e autoritetit që i ka krijuar ato”.

Lexoni vetë më pas për rrethanat kur lejohet një veprim i tillë dhe për procedurat që duhet ndjekur, pasi që ato nuk janë aspak të lehta dhe padyshim që Haki Abazi as për së afërmi nuk i plotëson. Por, kushdo që nuk e paska lejuar ta marrë atë transkript, i paska bërë nder dhe e paska shpëtuar nga shkelja ligjore, duke i treguar shumë profesional.

Urime! Shkojmë tutje…

Në nenin 19 të këtij ligji rregullohet edhe Siguria Fizike dhe Siguria e Informacioneve, ku qartë theksohet sesi duhet trajtuar dhe ruajtur informacionet që prekin sigurinë kombëtare, siç është rasti i transkripteve të takimeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës: “Të gjitha institucionet publike garantojnë sigurinë fizike dhe sigurinë e informacioneve lidhur me informacionet e klasifikuara në pajtim me standardet dhe procedurat e përcaktuara përmes akteve nënligjore, i cili është në përputhje me standardet relevante të përcaktuara nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe Rregulloret mbi Sigurinë të Bashkimit Evropian”, thuhet në këtë nen.

Jam shumë i bindur që ju as që e keni marrë mundin t’i lexoni këto akte ligjore, që ju obligojnë juve dhe të gjitha institucionet që ju sot jeni duke i drejtuar.

Po ashtu, neni 22 që mbulon Rregullat e Përgjithshme mbi Qasjen në Informacione të Klasifikuara thekson edhe kushtet që duhet plotësuar që dikush të ketë qasje në informacione të tilla, sikurse këto që ju qenkeni munduar t’i merrni.

Paragrafi 1 i këtij neni thotë:

  1. Një person mund të ketë qasje në informacione të klasifikuara si “KONFIDENCIALE”, “SEKRET’ ose “TEPËR SEKRET” me kusht që ai person:

1.1. të ketë leje të vlefshme mbi sigurinë;

1.2. të ketë nevojë për të qenë në dijeni të këtyre informacioneve që ta kryejë misionin apo

detyrën e tij/saj zyrtare; dhe

1.3. të ketë nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit.

Nuk besoj që ju e keni plotësuar asnjë prej këtyre kritereve. Për më tepër, jam i bindur që ju asnjëherë as që i jeni nënshtruar ndonjë procesi të verifikimit të sigurisë, ashtu siç e kërkon ligji dhe asnjëherë nuk keni dorëzuar aplikacion për verifikim, siç kërkohet në nenit 24 të po të të njëjtit ligj.

Metodat që ju i përdorni për ta rritur konspiracionin në shoqëri janë të ngjashme me ato të organizatave ilegale dhe ky është edhe një fakt më shumë që ju nuk jeni të denjë për të qeverisur!”, ka shkruar Behramaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera