Lajme

Këshilltari i Thaçit godet Hotin: Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi as me opozitë as me Presidentin

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 16 September 2020

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka akuzuar Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Kjo pasi sipas Behramajt, Hoti nuk ka kurrfarë bashkëpunimi as me opozitë e as me Presdientin, shkruan Gazeta Infokus.

Madje, Behramaj edhe ka thënë që nuk ka unitet as brenda Qeverisë.

-Advertisement-

“Sot, sigurisht as ju nuk keni kurrfarë shqetësimesh. Mua, si me dorë, krejt shqetësimet m’i hoqi ky këshilltari i kryeministrit, që na foli në emër të tij. Edhe koordinim të plotë institucional paskemi, se as këtë nuk e kisha ditur. Në fakt, kryeministri dhe klubi i valltarëve të tij janë kah e bëjnë situatën shumë shqetësuese. Nuk ka unitet brenda Qeverisë. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Kryeministrit dhe Presidentit. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe opozitës”, ka thënë Behramaj.

E shqetësuese Behramaj e ka bërë faktin që Qeveria Hoti varet terësisht nga Lista Serbe, shkruan Gazeta Infokus.

“Mungesa e kohezionit të brendshëm, ku 40 vota shqiptare nuk dihet nëse i ka kjo Qeveri dhe fati i çdo vendimi të saj varet ekskluzivisht nga Lista Serbe, për çdokënd që i kupton pak këto procese do të duhej të ishte shumë shqetësuese. Po ashtu, mungesa absolute e përkrahjes opozitare, sipas së cilës, kryeministri me 25 mijë vota dhe Qeveria e tij nuk kanë fare legjitimitet të na përfaqësojnë, se lërë më edhe të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për fatin e Kosovës, sërish do të duhej të ishte shqetësuese”, ka shkruar Behramaj.

“Që nga 2014-ta jemi në qorrsokak politik për shkak të këtyre aventurave të papërgjegjshme politike. Prandaj, një marrëveshje e re, që dihet qysh tash se përfundon e pavlerë, sepse mungon uniteti politik dhe për të kërkohen 2/3 e votave në Kuvend, mjegullon dhe zvarrit edhe më shumë perspektiven tonë.

Garanca që ky këshilltari i kryeministrit Hoti i jep presidentit për dialogun është më së paku fyerje për presidentin. Ajo më së shumti është fyerje për qytetarët e vendit tonë!”, ka shkruar Behramaj./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera