Uncategorized

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të vizitojë Tiranën

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 26 October 2021

Tirana do të jetë pjesë e një turneu treditor që këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të ndërmarrë nga 27 deri më 29 tetor. Lajmi u dha të hënën nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin, përcjell “Xinhua”.

Fillimisht shefi i diplomacisë kineze do të vizitojë Greqinë, më pas Serbinë, Shqipërinë dhe Italinë.

Në këto vizita, Wang është ftuar nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhacka dhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera