Lajme

Këshilltari i Presidentit: Thaçi i “bëri” deputet gjysmën e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 25 March 2020

Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti po vazhdon të mbahet.

E pjesë e saj ani se nuk është fizikisht Presidenti Hashim Thaçi, emri i tij është ndër më i përmenduri aty, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, thuajse nga të gjitha partitë politike.

E këshilltari i Presidentit, Adil Behramaj, po thotë që duke u marrë me Thaçin shumica e deputetëve hynë në Kuvend.

”Është e ditur që mungesa e Hashim Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e këtyre. Është e ditur edhe që gjysma e këtij Kuvendi, duke u marrë me Hashim Thaçin janë bërë deputetë. Por, nuk ka qenë e ditur që mungesën e tij po e ndjejnë kaq shumë edhe këta vetë! 😉”, shkruan ai./Gazeta inFokus/.

 

Të tjera