Lajme

Këshilltari i Presidentit: Kurti na mashtroi me 5 milionët e BE’së për Covid 19

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 26 March 2020

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit, Hashim Thaçi, thotë se mbrëmë kryeministri i shkarkuar Albin Kurti ka manipuluar deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e Bashkimit Evropian të riorientuar për luftimin e virusit COVID19.

Sipas Behramajt, Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta inFokus.

Ky është postimi i tij:

-Advertisement-

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, mbrëmë qenka munduar t’i manipulojë deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e Bashkimit Evropian të riorientuar për luftimin e virusit COVID19.

Këtë asistencë të premtuar nga fondet e BE-së, ai e paska përvetësuar si vlerë të qeverisjes së tij.

Por, për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian.

Atij 5 milionëshi, Bashkimi Evropian tash vetëm ia ka ndërruar destinimin nga projektet tjera në projekte për luftimin e virusit COVID19.

Ridestinimi i fondeve të Bashkimit Evropian nga projektet e përafrimit në projekte për luftimin e kësaj pandemie globale është bërë për të gjitha vendet e rajonit dhe jo vetëm për Kosovën.

 

Në këtë link është deklarata e Kurti për këtë fond

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera