Lajme

Këshilltari i Presidentit: I riu nga Gjilani vdiq në duart e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 04 May 2020

Adil Behramaj, Këshilltari i Presidentit, thotë se i riu nga Gjilani vdiq tragjikisht në duart e shtetit dhe thotë se për këtë, duhet të japing përgjegjësi Ministri i Shëndetësisë dhe ai i punëve të brendshme, megjithëse, ‘janë vetëm në detyrë’.

Ai shkruan:

Për rastin tragjik të Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishin suspenduar katër zyrtarë, përfshirë këtu edhe Drejtorin e Burgut. Lëvizja Vetëvendosje asokohe çdo ditë e kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Ministres së Drejtësisë.

-Advertisement-

Edhe i riu nga Gjilani vdiq tragjikisht në duart e shtetit dhe kujdesi për të ishte përgjegjësi direkte e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qeveria duhet të japë përgjegjësi për neglizhencën e saj dhe Arben Vitisë e Xhelal Sveçlës, ndonëse janë vetëm ministra në detyrë, me mëngjes duhet t’u hiqen edhe këto detyra!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera