Lajme

Këshilltari i Presidentit e quan Kryeministrin të cekët pse s’po e do Amerikën

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 27 February 2020

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, përmes një shkrimi në Facebook e ka quajtur Kurtin të cekët duke thënë se dashuria për Amerikën i ka rrënjët shumë më të thella se cektësia e kryeministrit Kurti.

Behrami tha se Kurti po e kërkon një shtet ku Amerika nuk ka rol në politikë ne brendshme.

Ai thotë se konfrontimi me SHBA-në është në kundërshtim me kodin gjenetik të shqiptarëve.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po udhëhiqet ende nga kundërshtimi dogmatik i deritashëm si opozitar. Ai po e kërkon një shtet, ku Amerika nuk ka rol në politikën e brendshme. Një shtet, me sovranitet të plotë, jo të deleguar dje në NATO dhe nesër në Bashkimin Evropian.

Por, shtetndërtimi në Kosovë ishte bashkim i aspiratave të shqiptarëve për një shtet sovran dhe projeksion gjeopolitik amerikan për ta mbështetur atë. Pra, një kombinim i vullnetit të popullit përbrenda dhe i mbështetjes amerikane nga jashtë.

Heqja dorë nga njëra prej këtyre dy shtyllave do ta rrënonte përgjithmonë të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Konfrontimi me SHBA-në është në kundërshtim me kodin gjenetik të shqiptarëve. Dashuria për Amerikën i ka rrënjët shumë më të thella se cektësia e kryeministrit Kurti”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera