Lajme

Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 15 October 2021

Blerim Vela, këshilltari i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se për çfarë do të flasë Osmani në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot pasdite.

Vela përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim Presidentja Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së re të Kosovës që do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë.

“Sot, @UN Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm @antonioguterres. Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”, shkroi Vela.

-Advertisement-

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 16:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera