Lajme

Këshilltari i presidentes Osmani: Vuçiq duke takuar Putinin po promovon rolin e tij keqdashës në rajon

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 25 November 2021

Këshilltari presidencial Blerim Vela, ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon, duke përmendur takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me atë rus, Vladimir Putin.

Në një reagim të tij, Vela thotë se derisa presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bashkëpunon me liderët e G7-ës, për të ardhme euroatlantike, Vuçiq duke takuar Putinin promovon rolin e tij keqdashës në rajon, njofton Klankosova.tv.

”Ndërsa presidentjaVjosaOsmani punon me liderët e G7 për të promovuar bashkëpunimin e bazuar në vlera që ankoron të ardhmen euroatlantike për Kosovën dhe rajonin, Vuçiq i Serbisë takohet me Putinin e Rusisë dhe promovon rolin e saj prishës dhe keqdashës në rajon. Një kontrast i qartë vlerash!”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera