Lajme

Këshilltari i Pacollit reagon ashpër ndaj deklaratave të Gjuriqit

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 11 December 2019

Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të Marko Gjuriqit.

Zyberaj ka thënë se deklarata e Gjuriq dhe zyra që ai drejton që është përgjegjës për aktivitete kriminale në veri të Kosovës dhe lidhjen e tij me bandat kriminale që ngacmojnë dhe kërcënojnë serbët e Kosovës, treguan fytyrën e vërtetë, shkruan gazeta inFokus.

Ndër të tjera ai ka thënë se Gjuriq duhet të ketë frikë nga e vërteta dhe drejtësia e Kosovës.

-Advertisement-

Ai ndjehet krenar që është shkaktuar sipas tij frikë dhe panik tek Gjuriqi dhe politikanët e tjerë serb në Beograd, dhe se ata duhet të përballen me të vërtetën.

“Deklarata e Marko Gjuriq nga Zyra që ai drejton që është përgjegjës për aktivitete kriminale në veri të Kosovës dhe lidhjen e tij me bandat kriminale që ngacmojnë dhe kërcënojnë serbët e Kosovës, ka treguar edhe një herë fytyrën e vërtetë të Beogradit që ka urrejtje, mosrespekt dhe fobi fashiste ndaj shqiptarëve të Kosovës .

Gjuriq duhet të ketë frikë nga e vërteta dhe drejtësia e Kosovës.

Përmes përballjes të Serbisë me krimet e kryera kundër njerëzimit në Kosovë dhe gjenocidin kundër shqiptarëve ne do të ia tregojmë vendin Beogradit në historinë e njerëzimit për krimet më të renda të kryera në Evropë që nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore”.

“Jemi krenarë që kemi shkaktuae frikë dhe panik tek Gjuriqi dhe politikanët e tjerë serb në Beograd. Ata duhet të përballen me të vërtetën. Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë, tani ka ardh koha që sistemi i drejtësisë i Kosovës të sjellë kriminelët e luftës serb në gjykatë. Ata nuk do të flenë të qetë pa u përballur me krimet e tyre. Ne jemi të përkushtuar për këtë dhe nuk do të ndalemi.

Ne nuk do të komentojmë komentet psikopatike të Gjuriq.
Ai ka frikë nga e vërteta, ai ka frikë nga drejtësia e Kosovës dhe ne do ta bëjmë atë të ndjehet i turpëruar për shtetin kriminal që ai përfaqëson”.

“Më shumë se 10 mijë dokumente e kanë trembur atë, por aktakuzat që duhet të bëhen kundër kriminelëve të luftës serbe duhet ta bëjnë atë të kuptojë se çfarë vendi në histori ka, duke qenë një përkrahës i politikave gjenocidale kundër popullit të Kosovës dhe një mohues dhe revizionist i krimevë të luftës. Ne nuk do të ndalemi, e Gjuriqi të çmendet nga e verteta. Nuk e kam fare problem
të përballem me kriminel kur është në pyetje interesi i shtetit dhe e verteta.

Frika e tij ka arsye, ne do t’i ndjekim deri në fund kriminelët e luftës që ecin të lirë në Beograd dhe janë nën mbrojtjen e Vuçiqit, Dacicit dhe Gjuriqit”, është shprehur Zymberaj./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera