Lajme

Këshilltari i Pacollit publikon emrat e përgjegjësve për zhdukjen e Ukshin Hotit

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 08 December 2019

Këshilltari i Ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, pasi një ditë më parë publikoi dëshmi e emra të peronsave përgejgjës për masakrën e Reçakut, tash ka publikuar informata edhe për dy serb të tjerë.

Këta, sipas Zyberajt janë dy nga përgjegjësit për masakrën në Dubravë dhe zhdukjen e veprimtarit Ukshin Hoti, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Një nga krimet më të rënda të kryera në Kosovë është masakra e burgut të Dubarvës ku shqiptarët u masakruan nga policia, ushtria dhe bandat e kontrolluara nga serbët. Një nga ata që është i zhdukur është edhe profesor Ukshin Hoti”, ka thënë Zyberaj.

“Këtu janë vetem dy nga personat përgjegjës për krimet e luftës në Dubravë, të cilët ecin të lirë në Serbi dhe që janë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hoti”.

Zyberaj ka thënë që krimet që ka bërë Serbia po shkojnë pa u ndëshkuar.

“Krimet që Serbia bëri në Kosovë kanë kaluar të pandëshkuara. Millosheviqi vdiq pa u dënuar, Milutinovic u la i lirë dhe shumë komandantë dhe ushtarë që bënë krimet e luftës ecin të lirë në Beograd”.

Ndërsa, tutje edhe është përgjigjur edhe ndaj Prokurores Drita Hajdari, e cila pati thënë që publikimi i këtyre informatave mund të dëmtoj hetimin, shkruan gazeta inFokus.

“Lexova që një Prokurore ka thënë se dëmton hetimin publikimi i informacioneve të tilla. Pyetja është se çfarë hetimesh, sistemi ynë gjyqësor nuk ka është lejuar të merret me krimet e luftës. Komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në krimet e luftës. Drejtësia nuk u soll kurrë. Prokurorët tanë dhe sistemi i drejtësisë duhet të zbatojnë mënyrën izraelite të ndjekjes së kriminelëve të luftës, në mënyrë që ata kurrë të mos kenë një gjumë të qetë dhe gjithmonë të kenë frikë nga drejtësia e Kosovës”.

“Këta dy kriminelë në fotografi, do të ndiqen si qentë e zgjebosur deri në zgafellat e fundit në Serbi”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera