Lajme

Këshilltari i Pacollit: AKR’ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 29 May 2020

Këshilltari i kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj thotë se kjo parti nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, që pritet ta formojë Avdullah Hoti.

Zyberaj në Facebook ka shkruar se AKR’ja me dy deputetë në Kuvend, do të jetë opozitë.

“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, thuhet në posimin e tij.

-Advertisement-

Qeveria pritet të formohet nga LDK’ja, e cila tashmë ka arritur marrëveshje për koalicion me AAK’në, Nismën dhe minoritetet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera