Lajme

Këshilltari i Pacollit: Ai ende nuk ka vendosur se a do të votojë qeverinë e re, pjesë e të cilës nuk do jetë

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 21 May 2020

Behgjet Pacolli ende nuk ka vendosur se a do të votojë qeverinë e re apo jo.

Kështu thotë këshilltari i tij, Naim Murseli duke shtuar se ajo çfarë është e sigurt është se ai do të respekton mandatin e tij të deputetit dhe që AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, shkruan Indeksonline.

Më tutje thotë që është e rëndësishme të respektohet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos provokohet situata nga askush.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Arben Gashi nga LDK paska deklaruar se qeveria e re do të votohet javën e ardhshme. Askush të mos spekulon me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu të mos spekulohet me votën e z. Pacolli, kur ai ende nuk ka vendosur se a do të votojë qeverinë e re apo jo. Ajo çfarë është e sigurt është se ai do të respekton mandatin e tij të deputetit dhe që AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Është e rëndësishme të respektohet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos provokohet situata nga askush.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera