Lajme

Këshilltari i Kurtit thotë se ka pasur ish-ministra që janë endur në korridore të Kushtetueses

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 20 May 2020

Durim Berisha, këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka deklaruar se ka pasur ministra të qeverisë së kaluar, të cilët kanë qëndruar nëpër korridore të Gjykatës Kushtetuese, por ka refuzuar të tregojë se për cilin rast bëhet fjalë.

Ai në emisionin Debat Plus gjithashtu nuk ka dashur të tregojë se për cilët ish-ministra bëhet fjalë.

“Bëhet fjalë për një rast, gjatë shqyrtimit të të cilit nuk kam punuar në gjykatë, por nuk dua të jap më shumë informacione për shkak të keqkuptimit në këto situata”, tha ai duke shtuar se do të vijë dita dhe do t’i shpalosin të gjithë emrat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera