Lajme

Këshilltari i Kurtit: Me 1999 Vuçiq ishte sanksionuar nga BE

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 30 January 2023

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka publikuar një dokument ku shihet se në vitin 1999 presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ishte sanksionuar nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta inFokus.

Zulfaj përmes një postimi në Facebook, ka paralelizuar faktin se si përfaqësuesi e BE-së Miroslav Lajçak pret që Vuçiq ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Në vitin 1999 BE-ja e sanksionoi Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.

-Advertisement-

Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj.”, ka shkruar Zulfaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera