Lajme

Këshilltari i Konjufcës: Të trashtë e surles do t’iu japim pasuesve të Millosheviqit

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 24 July 2021

Feim Tahirsylaj, këshilltari për media i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se pasuesve të Millosheviqit do t’iu jepet të “trashtë e surles” , shkruan Gazeta Infokus.

Nëpërmjet një statusi në facebook, ai ka shtruar pyetjen: Çka t’i japim Serbisë?

Më pas, e ka dhënë edhe përgjigjen.

-Advertisement-

“Nëse bash u dashka me patjetër, mund t’i japim ish regjimin e shantazhuar, bashkë me ca ojq-istë dhe anal-istë që s’pushojnë së vajtuari nëpër studiot anale “humbjet” e Serbisë agresore gjenocidale.  Po. Edhe të trashtë e surles do t’iu japim pasuesve të Millosheviqit!”, ka shkruar Tahirsylaj. /Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera