Lajme

Këshilltari i Kadri Veselit i del në mbrojtje Edi Ramës

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 20 November 2019

Blerim Latifi, këshilltar i liderit të PDK-së ka dalë në mbrojtje të Edi Ramës pasi ky i fundit publikoi një video në të cilën Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Për këtë video nuk munguan reagimet e menjëhershme e madje Rama pas kësaj e editoi videon e publikuar në profilin e tij në facebook.

E Këshilltari i Veselit ka dalë në mbrojtje të tij duke thënë se Serbia nuk e përcaton dinamikën e pushtetit në Tiranë, prandaj krahasimet që sipas tij po i bëhen Edi Ramës me Enver Hoxhën nuk qëndrojnë.

-Advertisement-

Gjithë kjo sipas Latifit është vetëm analizë e mjerë politike./Gazeta inFokus/

Ky është statusi i tij i plotë:

Kjo ndjenja se secili politikan shqiptar që ulet në tavolinë me një politikan të Beogradit, përfundon si argat i tij, është mbetje e një kohe kur vuanim nga kompleksi i inferioritetit ndaj Serbisë e Jugosllavisë, për shkak se ishim nën sundimin e tyre. Megjithatë, kohët kanë ndryshuar shumë.

Shqipëria e sotme dallon si dita me natën nga Shqipëria e kohës së Zogut dhe ajo e pas Luftës së Dytë Botërore. Zogu i servilosej Pashiqit, sepse përmes tij donte të kthehej në pushtet në Tiranë. Enver Hoxha i servilosej Titos sepse pushteti i varej prej Titos, derisa ky nuk u prish me Stalinin.

Sot Serbia nuk e përcakton dinamikën e pushtetit në Tiranë, prandaj krahasimet që i bëjnë Edi Ramës me Enverin, apo dikë tjetër, janë krejtësisht të pasakta dhe nuk shprehin asgjë më shumë se analiza të mjera politike.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera