Lajme

Këshilltari i Kadri Veselit e “qon” në qiell Albin Kurtin: Është inteligjent dhe i admirueshëm

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 09 October 2019

Këshilltari i Kadri Veselit, Adri Nurellari ka lavdëruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, shkruan Gazeta inFokus

Nurellari i ftuar në “Arena” në RTV Ora, ka thënë se Albin Kurti ka mundësin për të bërë ndryshimin në Kosovë, ai ka kaluar të gjitha fazat nga strukturat deri tek inteligjenca.

“Albin Kurti nuk i ka borxh askujt, është i bërë vetë, mundësia e tij për të shkëlqyer është e jashtëzakonshme, i ka të gjitha në dorë. Albin Kurti ka një mundësi fenomenale, dorën në zemër, për të bërë ndryshimin në Kosovë, edhe pse e ka të vështirë, sepse janë premtime të ekzagjeruara. Borxh nuk i ka askujt, është i bërë vetë, atë mund ta duash, e mund ta urresh, por është i bërë vetë. Ai e ka mundësinë të ketë frenat në dorë, i ka kaluar të gjitha fazat, nga struktura, tek inteligjenca e qëndresa, ai është i admirueshëm, nuk ka asnjë pikëpyetje, ta them unë që jam kundërshtar i tij”./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera