Këshilltari i Haradinajt: Qeveria të shkoi në shpi nëse opozita i ka votat
Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 10 November 2018
Avni Arifi, Këshilltar i Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth gatishmërisë së Listës Serbe për t’i ofruar dhjetë votat e tyre për rrëzimin e Qeverisë .
Arifi ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës i ka 61 vota, atëherë kjo qeveri të shkojë në shtëpi.
“Ani çka në demokraci ne jetojmë le të rrëzohet, nëse kjo qeveri, nëse Kuvendi i Kosovës i ka 61 vota, nëse e votojnë këtë qeveri me shku në shtëpi, kjo duhet të shkojë në shtëpi”, ka thënë Arifi për T7.
Ndër tjera Arifi ka thënë se kushdo që nuk është i kënaqur me këtë koalicion është i lirë të zgjedh.
“Koalicionet krijohen në bazë të interesave partiake, ne kemi kriju koalicion jo vetëm me ta, por edhe me partnerë tjerë, kushdo që nuk është i kënaqur me këtë koalicion, është i lirë të bëj zgjidhje të tjera”, ka thënë Arifi.
Për rrëzim të Qeverisë është deklaruar sot për Klan Kosovën nga Parisi presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se nëse qeveria nuk është funksionale, atëherë duhet të vijë një tjetër.
Lista Serbe me anë të një komunikate ka ofruar 10 votat e deputetëve të saj për ta rrezuar qeverinë, pjesë e së cilës është edhe vetë.
Në komunikatën e Listës Serbe, ku flitet se do të mbështesë përpjekjet për rrëzimin e Qeverisë, ndër të tjera thuhet edhe se “serbët e Kosovës nuk mund dhe nuk duan të jenë peng i përfaqësuesve të papërgjegjshëm shqiptarë dhe luftës demagogjike dhe kapriçioze për mbijetesën e tyre politike”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...