Lajme

Këshilltari i Albin Kurtit bënë thirrje për rezistencë

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 29 March 2020

Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka bërë thirrje për rezistencë.

Kjo pasi sipas tij, pa ta në Qeveri, Kosova do të ndahet, shkruan gazeta inFokus.

Veç kësaj, Gashi paralajmëron që edhe do të krijohet asociacioni i komunave serbe, por edhe favorizime tjera për serbët në Kosovë.

-Advertisement-

Ndërsa, sipas tij, në këmbim, Kosova as nuk do ta marr njohjen nga Serbi, por as anëtarësimin në OKB.

“Këta do të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë sërbe e asociacion të tyre; dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë.

Ne nuk do të marrim njohje nga Sërbia e as anëtarësim në OKB.

Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale.

NE DUHET TË REZISTOJMË”, ka shkruar Gashi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera