Fokus

Këshilltari filozof i Kadri Veselit analizon liderët politik, tregon rekomandimin e tij për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 06 August 2019

Filozofi, Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka analizuar shkurtimisht liderët politik, duke treguar se kush e meriton më shumë postin e shefit të qeverisë.

Normal, sipas Latifit, më i miri për këtë post është shefi i tij, Kadri Veseli, shkruan gazeta inFokus.

Madje, edhe më i mirë se Hashim Thaçi.

-Advertisement-

“KUSH KRYEMINISTËR?

Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin”.

Ndërsa, për liderin e Vetëvendosjes, Latifi thotë që mund të jetë i rrezikshëm.

“Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit.  Mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër!  Nisur nga fakti se e njoh tash e një kohë të gjatë, e them me bindje të plotë se ai do të jetë kryeministri më i mirë, nga gjithë të tjerët!  Mos mi harroni këto fjalë! Sot unë po kërkoj që ta përkrahni, e ju nesër do të bindeni se përkrahja juaj ka qenë zgjedhja e duhur!”./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera