Lajme

Këshilltarët e Veselit vizitojnë Bajram Rexhepin në Stamboll

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 12 May 2017

Kryetari në largim i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dërguar në Stamboll dy këshilltarët e tij, Blerim Latifin dhe Ilmi Ramadanin, për të vizituar ish kryministrin, Bajram Rexhepi, i cili po trajtohet në një klinikë të specializuar atje.

Në takim me ekipin e mjekëve që po merret me trajtimin e ish kryeministrit Rexhepi dhe drejtorin e përgjithshëm të spitalit, këshilltari i Veselit, Blerim Latifi ka thënë se “Jemi këtu për të shprehur vëmendjen e përditshme dhe përkushtimin e plotë të kryetarit Veseli për t’i qëndruar pranë ish kryeministrit Rexhepi në këto momente të vështira për të dhe familjen”.

Në takim, ishte edhe Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, Rrahim Morina i cili tha se janë të angazhuar plotësisht në baza ditore për rastin e ish kryeministrit Rexhepi.

-Advertisement-

Megjithatë, në këtë njoftim të Kuvendit, nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e ish kryeministrit Rexhepi, i cili kishte pësuar dy sulme në tru, dhe pas trajtimit fillestar në Kosovë, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera