Këshilltarët e Pacollit shpenzuan mijëra euro në hotele të shtrenjta

Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 10 September 2018
Shumat e përcaktuara nga shteti për shpenzim në hotele gjatë vizitave zyrtare nuk dolën të mjaftueshme për dy këshilltarë të ish-zëvendëskryeminsitrit Behxhet Pacolli.
Jetlir Zyberaj që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë këshilltar i pacollit harxhoi 3 mijë e 260 euro e 62 cent për fjetje në hotele të SHBA-së për vizitën zyrtare që zgjati 12 ditë , nga 26 nëntor deri më 11 dhjetor në vitin 2011.
Zyberaj kishte marrë pjesë në vizitë zyrtare bashkë me Zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli në SHBA për konferencën e investitorëve në Houston, takime kongresmenë në Washington dhe New York dhe konferencën e vendeve të CARICOM-it.
Në faturat zyrtare të sigurara nga KALLXO.com, Behxhet Pacolli kishte dërguar email për të arsyetuar tejkalimin e shpenzimeve të hotelit.
Zyberi kishte qëndruar në pesë hotele të ndryshme në kuadër të kësaj vizite.
Ngjashëm, në një vizitë tjetër zyrtare, Zyberaj udhëtoi për në New York në pjesëmarrje në punimet e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.
Zyberaj shpenzoi 3 mijë e 227 euro e 94 cent për këtë vizitë shtatë ditore ku gjithashtu kishte tejkaluar shpenzimet e parapara për akomodim.
Në këtë vizitë, Zyberaj kishte qëndruar në hotelin ‘Intercontinental’ nga 18 deri më 30 nëntor 2011.
Bashkë me Zyberajn në asamble kishte shkuar edhe këshilltari tjetër i Pacollit, Kushtrim Bajrami.
Bajrami shpenzoi 3 mijë e 616 euro e 03 cent në shpenzimet e fjetjes në udhëtimin zyrtar në SHBA që zgjati 7 ditë.
Edhe ky këshilltar kishte dërguar email ku arsyeton tejkalimin e shpenzimeve të hotelit me arsyetimit se çmimet ishin të larta në kohën dhe vendin ku kishin shkuar.
Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.
Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.
Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Të tjera
-
Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vd*kur Triumfi
Në gjykimin ndaj dy të akuzuarve, Ilir Abdullahut – “Liza” dhe Rrahim Abdulla...
-
Ia kërkuan 100 mijë euro për shërimin e një familjari në Turqi por trajtimin e pagoi shteti- Arrestohen dy persona, një në kërkim
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka kryer bastisje në zyret e një subjekt...
-
S*lmi izraelit vr*t të paktën 44 persona në Gaza, u godit një stacion i policisë
Një sulm ajror izraelit goditi një stacion policie në Jabalia në Rripin verio...
-
U raportua se Kurtit i shkoi gjoba në 500 euro – “Prokurori mundet me i kërku gjykatës me detyru me dhënë dëshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është gjobitur me 250 euro nga Gjykata T...
-
Bizneset filluan të rihapen në Kashmir të Indisë, por tensionet vazhdojnë
Pakistani ka lëshuar masa diplomatike hakmarrëse kundër Indisë, duke përfshir...
-
74-vjetori i themelimit të Aviacionit Ushtarak shqiptar, Vengu tregon objektivat e tij
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka folur për 74-vjetorin e t...
-
Gjashtë të lënduar në një aksident në Ozdrim të Pejës
jashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur s...
-
Osmani kujton Rracin në 24-vjetorin e vr*sjes: Drejtësia për të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Ismet Rracin në 24 v...
-
E dhimbshme: Pas 40 ditësh në gjendje kome, vd*s punëtori që u rrëzua nga skela në Pejë
Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kri...
-
Fatmir Limaj takon Hysni Gucatin, ja çka diskutuan
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim me kr...
-
Trump po e mbyllë edhe një agjenci, Kosova rrezikon t’i humbasë mbi 200 milionë dollarë
Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) i Elon Musk po i jep fund punës s...
-
LVV: S’ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e prop...