Lajme

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mblidhet nesër

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 04 July 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur Këshillin e Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e tij të rregullt, që pritet të mbahet nesër.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Media e Kryeministrit, e cila ka njoftuar ndër tjerash se pas mbledhjes do të ketë edhe konferencë për media.

“Në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media”, ka thënë Zyra për informim e kryeministrit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera