Lajme

Këshilli Prokurorial sqaron përzgjedhjen e Aleksander Lumezit si kryeprokuror!

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 25 October 2017

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka demantuar raportimet e mediave lidhur me pretendimin se gjoja kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka të falsifikuar provimin e Jurisprudencës.

Bazuar në mandatin Kushtetues e Ligjor, Këshilli Prokurorial i Kosovës sqaron qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i përzgjedhjes së Aleksandër Lumezi fillimisht si prokuror, pastaj si Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit dhe së fundi si Kryeprokuror i Shtetit ka kaluar përmes të gjitha procedurave të rekrutimit dhe verifikimit të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligj.

“Për më tepër, kryeprokurori i Shtetit,  Aleksandër Lumezi, ka kaluar me sukses procesin e rekrutimit dhe verifikimit i cili ishte organizuar gjatë procesit të emërimit dhe riemërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, proces ky i organizuar dhe udhëhequr në vitin 2009-2010 nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial. Si pjesë kryesore e këtij procesi ishte verifikimi i integritetit profesional dhe personal të kandidatëve, përfshirë kryeprokurorin Lumezi”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Nga të gjitha të dhënat zyrtare të cilat i disponon Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk ka asnjë dilemë se kryeprokurori Lumezi ka ofruar dokumentet e kërkuara, përfshirë certifikatën për dhënien e Provimit të Jurisprudencës origjinaliteti i së cilës nuk është vënë në pikëpyetje asnjëherë dhe me asgjë.

“Përpjekjet për publikim të fakteve se gjoja kryeprokurori i Shtetit,  Aleksandër Lumezi, e ka falsifikuar provimin e Jurisprudencës, Këshilli i cilëson si përpjekje për të dëmtuar imazhin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të sistemit prokurorial, prandaj kërkojmë nga ata të cilët i kanë ngritë këto dyshimi, të njëjtat t’i tërheqin publikisht”, thuhet më tej në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera