Lajme

Këshilli i Prindërve: Greva në arsim, shqetësuese

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 12 March 2018

Greva e përgjithshme që po mbahet sot në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ka shtyrë edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës që të reagojnë nëpërmjet një komunikate për media.

Sipas kësaj komunikate zhvillimet e fundit në procesin edukativo arsimor në Kosovë dhe mos harmonizimi i qëndrimeve në mesë të Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-u është tepër shqetësues për prindërit, nxënësit dhe qytetarët e Kosovës dhe i dëmshëm për sistemin arsimor në Kosovë.

“Me gjithë arritjen e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës  dhe Sindikatës së Arsimit të Kosovës, vitin e kaluar , nuk ka filluar implementimi i sajë e që është bërë edhe shkas për grevat e përgjithshme të mësimdhënësve në të cilën janë futë sot Sindikalistët e që kanë paralajmëruar  edhe greva tjera në muajin prill nëse kërkesat e tyre nuk realizohen”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Mos gatishmëria dhe jo serioziteti i Organizmave Shtetëror , për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve është tepër shqetësuese dhe zhgënjyese, andaj është momenti kritik që MASHT-i dhe Qeveria e Kosovës të reflektoi pozitivisht në zgjidhjen e këtij problemi i cili është krijuar në mënyrë që kurrsesi mos te vjen  deri te ndërprerja e mësimit siç edhe po ndodhë.

Këshilli i Prindërve thekson se kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcenim për nxënësit dhe prindërit dhe se çdo paralajmërim për grevë po ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin psikologjik tek nxënësit dhe po zbehet i ter procesi mësimor edhe ashtu tepër i brishtë në Kosovë

“Këshilli i Prindërve të Kosovës , kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve  dhe plotësisht pajtohet me kërkesat e tyre të drejta për njohjen e stazhit të punës të viteve të nëntëdhjeta, por njëkohësisht vlerësojmë se nuk është greva opsioni i vetëm i duhur për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve”.

“Këshilli i Prindërve dhe prindërit në përgjithësi kërkojnë njëkohësisht edhe nga Qeveria e Kosovës edhe nga SBASHK-u që të jenë tepër të matur dhe të kujdesshëm dhe mos të ndërmarrin veprime që e cenojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor”, thuhet në reagim./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera