Këshilli i Sigurisë, Xhaçka: Ngjarje historike për Shqipërinë, pasi edhe vendet e vogla mund të bëjnë ndryshime në çështjet e mëdha
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 15 February 2022
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka e ka cilësuar si ngjarje historike nisjen e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.
Në fjalën e saj, Xhaçka tha se edhe vendet e vogla mund të bëjnë një ndryshim në çështjet e mëdha, pasi sipas saj, nëse dëshirohet të ketë impakt në çështjet e mëdha, duhet të bashkëpunohet me vendet e tjera.
Sipas saj ky mandat tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë ka arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë. Ajo theksoi se përgjatë gjithë përgatitjeve tona të gjithë e ndjenë dimensionin historik të këtij mandati.
“Faleminderit që u bashkuat me ne sot. Jemi të nderuar nga prania juaj në këtë ngjarje shumë të veçantë për vendin tim. Për herë të parë, 66 vjet pasi u bë anëtare e OKB-së, Shqipëria ka mundësinë të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 66 vjet është një kohë e gjatë. Një kohë shumë e gjatë! Përgjatë gjithë përgatitjeve tona – ndërsa zgjidhnim ekipin që do të na përfaqësonte, ndërsa diskutonim prioritetet e punës sonë në këshill, ndërsa diskutonim mijëra detaje që përmban ky mandat – të gjithë e ndjemë dimensionin historik të tij . Kjo sigurisht është një përgjegjësi e madhe. Ky pa dyshim është një privilegj i madh. Por ky është në të njëjtën kohë, një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Ajo tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë.
Më kujtohet kur mbërrita për herë të parë në Shtetet e Bashkuara rreth 25 vjet më parë. Unë dhe familja ime jetuam në Massachusetts për disa vite. Une kam studiuar atje. Një nga gjërat që ka mbetur në mëndje nga ato vitet e para pas mbërritjes sime ishte ndjenja e shqetësimit që ndjeja sa herë që më pyesnin se nga vija. Kishte nga ata që nuk kishin njohuri dhe nuk kishin dëgjuar kurrë më parë për Shqipërinë. Në fund të fundit, pse një fëmijë amerikan në Boston do të dinte për këtë vend të vogël diku në Ballkan që sapo kishte dalë nga komunizmi, i varfër dhe në prag të kolapsit me qindra mijëra që iknin në kërkim të sigurisë dhe një jete më të mirë në Evropë apo kudo ata mundeshin? Por ishte edhe më keq kur ata e dinin se ku ishte Shqipëria dhe nëse kishin dijeni se si ishte Shqipëria në fillim të viteve 1990. Sepse sinqerisht nuk kishte shumë për tu ndjerë krenare.
Kjo nuk ishte vetëm përvoja ime. Kjo ishte përvoja e mijëra bashkëqytetarëve të mi shqiptarë, që lanë rrënojat e vendit të tyre gjatë asaj periudhe të tmerrshme të historisë sonë. Jo më larg se në gusht të vitit të kaluar Shqipëria hapi dyert e saj për disa mijëra afganë të rrezikuar – aktivistë të shoqërisë civile dhe të të drejtave të grave, mjekë, arsimtarë, artistë, gazetarë, të cilëve iu desh të largoheshin nga vendi i tyre nga frika për jetën dhe familjet e tyre. Kam takuar shumë prej tyre. Ata më kujtuan aq shumë veten time në atë kohë, dua të përmend këtu një shprehje të përdorur nga Kryeministri, unë isha një nga afganët e Evropës, duke ikur nga vendi im në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër. Ishte pikërisht ky reflektim që më bëri të kuptoj se sa shumë përpara ka ecur Shqipëria. Sa i ndryshëm është vendi sot nga vendi që duhej të lija pas kur isha fëmijë.
Ne kemi kaluar tiraninë, kemi kaluar kolapsin. Kemi kaluar varfërinë dhe konfliktin. Ne kemi parë rajonin, vëllezërit tanë dhe fqinjët tanë të shkatërruar nga lufta. Por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Shqipëria është tashmë një vend modern demokratik, me përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje. Një vend me një ekonomi në rritje dhe gati për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Është një shtyllë e stabilitetit në rajon dhe përçues i sigurisë, duke luajtur një rol vendimtar në konsolidimin e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Sinqerisht, ka shumë për të qenë krenarë. Me të gjitha këto në mendje them se të qenit në Këshillin e Sigurimit është një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Kjo tregon se sa larg kemi shkuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë.
Dhe është pikërisht përvoja e këtij procesi që mendoj se do të jetë kontributi më domethënës i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në adresimin e disa prej çështjeve më urgjente të kohës sonë. Ne mund të jemi të ndryshëm nga sipërfaqja e shteteve apo popullsia e madhësia e ekonomive tona, por kur bëhet fjalë për parimet, për atë që funksionon dhe çfarë jo, për atë që është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, madhësia nuk ka rëndësi. Ne kemi ardhur në Këshill duke qënë realistë për atë që mund të arrijë një vend i vogël. Por, në të njëjtën kohë, ne vijmë në Këshill me optimizmin se edhe vendet e vogla mund të kenë ndikim në çështje si Gratë, Paqja dhe Siguria, Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm, të Drejtat e Njeriut dhe e drejta ndërkombëtare, Ndryshimet Klimatike dhe Siguria ose rritja e transparencës dhe efikasitetit të bashkëpunimit midis kombeve në Këshillin e Sigurimit.
Në këto përpjekje, ne e dimë se të vetëm nuk mund të arrijmë asgjë. Mënyra e vetme për të pasur ndikim në çështjet që shqetësojnë botën sot, është duke punuar ngushtësisht së bashku, me të gjitha vendet me mendime të njëjta. Duke u përpjekur për të gjetur gjuhën e përbashkët, atë që na bashkon edhe kur ka shumë fusha në të cilat nuk mendojmë njësoj. Jemi befasuar gjatë vitit të kaluar se sa shumë vende kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të punuar së bashku. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të bëjmë: të punojmë së bashku. Për të krijuar sinergji dhe për ta kthyer praninë tonë në Këshillin e Sigurimit në një segment kalimi stafetash ku një vend i merr këto çështje aty ku paraardhësi i tij në Këshill i ka lënë dhe ua dorëzon dosjen atyre që vijnë në Këshill pas tyre, kur ju mbaron mandati. Ky është vizioni ynë. Kjo është shpresa jonë. Dhe shpresojmë që do të kemi rastin të punojmë së bashku me sa më shumë prej jush për hir të një bote më të mirë.
Në përfundim më lejoni tu falendëroj të gjithëve për praninë tuaj sot dhe për mbështetjen që keni treguar. Ne jemi shumë mirënjohës për miqësinë dhe bashkëpunimin tonë. Tani dëshiroj t’ja jap fjalën presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Z. Abdulla Shahid motoja e të cilit “Presidenca për Shpresë”, ka funksionuar më së miri dhe ka qenë një motivacion, pavarësisht sfidave të ndryshme që kanë trokitur në derë, duke kërkuar vëmendje të menjëhershme. Shqipëria është e gatshme të punojë me ju. Faleminderit gjithashtu për iniciativën tuaj të rëndësishme dhe të suksesshme ” barazi në shpërndarjen e vaksinës”, një thirrje e mirëpritur për më shumë solodaritet në gjithë globin. Fjala për ju z. Shahid, President i Asamblesë së Përgjithshme”, tha Xhaçka.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...