Lajme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 15 tetor për të diskutuar për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 07 October 2021

Më 15 tetor Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për situatën në Kosovë.

Seanca e KS të OKB-së do të jetë e dyta për këtë vit pas asaj të mbajtur me video-lidhje në prill, shkruan lajmi.net.

Kjo seancë ishte karakterizuar me polemika të shumta pasi që kryediplomates Kosovare, Donika Gërvalla, i ishte kërkuar që të hiqte simbolet shtetërore nga kamera.

-Advertisement-

Megjithatë, ajo kishte refuzuar dhe seanca kishte vazhduar asisoj.

Ndryshe, Këshilli i Sigurimit diskuton çdo gjashtë muaj raportet për situatën në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera