Lajme

Këshilli i Prindërve të Kosovës: Nëse nuk hapen shkollat me 3 tetor do të çregjistrojmë fëmijët prej shkollave

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 30 September 2022

Kryetari i këshillit të prindërve të Kosovës, Jeton Demi, bëri thirrje Qeverisë dhe SBASHK-ut që të ndërpritet greva dhe me 3 tetor t’i kenë të gjithë fëmijët nëpër shkolla. Ai paralajmëroj çregjistrimin e fëmijëve nga shkolla nëse greva vazhdon.

“Ne po marrim disa informacione pozitive që disa shkolla do të deklarojnë sot që të hënën të hapen, kjo na jep shpresë që greva do të përfundojë sepse edhe ashtu ka qenë shumë e dëmshme, në momentin e pa qëlluar, më të keqin kisha më thënë për Kosovë prej pasluftës. Andaj, e mirëpresim përfundimin e saj dhe ne i bëjmë thirrje përsëri që greva të ndërpritet sa më shpejt që është e mundur, ku me 3 tetor t’i kemi të gjithë fëmijët nëpër shkolla”, deklaroi ai për IndeksOnline

SBAShK-u ka vendosur të lëshojë pe dhe ka dhënë të drejtë mësimdhënësve të vendosin nëse dëshirojnë të vazhdojnë grevën apo jo. Disa shkolla tashme veç se kanë dalur me vendim për vazhdimin e grevës, por sipas Demit çdo vazhdim i grevës dërgon në masa ekstreme.

-Advertisement-

“Kjo çështje është decentralizuar nga SBASHK-u, pra ju ka dhënë të drejtë që shkollat e caktuara më këshilla grevistë ku në ato shkolla të marrin vendim për të vazhduar apo jo mësimin. Për këtë ne nuk mund të gjykojmë organizimin dhe decentralizimin e vendimmarrjes së sindikatës së arsimit, por, për ne nuk ka asnjë arsye të vlefshme as që të kishte filluar kjo grevë dhe ne konsiderojmë që nuk duhet të ekzistojë një grevë e tillë në sistemin arsimor në Kosovë, ku shkollat mbyllen plotësisht dhe pa afat. Çdo vazhdim i grevës më shumë vetëm sjellë pasojë më të mëdha dhe do ta bëje edhe më të vështirë momentin e rikthimit të nxënësve në shkolla. Duhet të mendohet për të ardhmen dhe jo të këmbëngulet në gjendjen aktuale”, vijojë Demi.

Kryetari Jeton Demi për IndeksOnline theksojë se do të kërkojnë çregjistrimin e fëmijëve nga shkolla nëse nuk hapën shkollat të hënën, sipas tij kjo masë ekstreme është shenjë revolte, pasi nuk ka mbetur asnjë masë tjetër.

“Nëse ne me 3 tetor nuk shohim që shkollat të janë hapur, gjerësisht dhe në shumicë absolute në gjithë Kosovën, në do t’i bëjmë thirrje të gjitha prindërve që t’i marrin të gjitha masat për të protestuar, qoftë me prezencë fizike në shkolla, më marshe, qoftë edhe me çregjistrimin e fëmijëve nga sistemi shkollor, një shprehje e revoltës që është ekstreme por nuk na ka ngelur asnjë masë tjetër sepse, të gjitha mjetet nga ne janë përdorur edhe dialogun e kemi tentuar disa herë edhe thirrjet e shpeshta, të arsyetuara, të argumentuara. Edhe protesta janë mbajtur por nuk kanë kryer punë. Andaj na ka ngelur edhe kjo e fundit që një sistem arsimor i zhvlerësuar që nuk mirëpret fëmijët tanë atëherë neve na mbetet vetëm të tërhiqemi plotësisht dhe të marrim këtë mase demonstrimi me çka do të zhvlerësojë dhe kolapsojë të gjithë sistemin arsimor”, theksojë ai.

Ai bëri të ditur se Qeveria ka shkallë të papërgjegjshmërisë.

“Ne e kemi thënë edhe drejtpërdrejtë në komunikimet tona zyrtare që kemi pasur edhe më Sbashk-un edhe institucionet e Qeverisë që greva e plotë dhe e paaftë është masë shumë ekstreme, e pa arsyeshme dhe dëmi total shkon tek fëmijët dhe prindërit dhe nuk shkon të Qeveria. Mendoj që ka qenë masë ekstreme nga sindikata dhe një shkallë e papërgjegjshmërisë nga Qeveria”, bëri të ditur Demi.

Ndonëse, greva vazhdon dhe familjarët detyrohen t’i çregjistrojnë fëmijët, Demi u shpreh se nuk ka mbetur tjetër mënyre dhe se shkollat duhet të mbyllen pasi nuk funksionojnë pa fëmijët.

“Nuk kemi çka, shkollat do të mbeten pa nxënës, ato shkolla duhet të mbyllen atëherë dhe ai staf nuk ka pse të funksionojë e as të ekzistojë në marrëdhënie pune. Meqenëse shkollat nuk po kryen shërbimet për të cilat janë krijuar dhe meqenëse po i mohohet e drejta kushtetuese në mënyre të njëanshme dhe padrejtë fëmijëve, atëherë edhe fëmijët po detyrohen përmes prindërve që të marrin këtë masë. (5:16) të kthemi në pikën zero, të ri mendojmë sistemin arsimor, të ri mendojmë zgjedhjet dhe mundësit që kjo mos të ndodh më, sepse prindërit janë në limitet e dëshpërimit, sa që ne shohim për ikje masive nga vendi, për shkak kryesisht për mungesës së shpresës”, tha ai.

Këshilli grevist i SBASHK-ut ka kërkuar nga anëtarësia që të aprovojë propozimin për pezullimin e grevës deri në janar të vitit të ardhshëm dhe që arsimtarët dhe nxënësit t’i kthehen mësimit më 3 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera