Këshilli i Prindërve ‘kërcënon’ SBASHK-un / Greva anti – kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 16 September 2022
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se greva në arsim është e kundërligjshme, madje ata e kanë quajtur edhe antikushtetuese, raporton Gazeta Blic.Sipas tyre mësimi është e drejt e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.
Këshilli i Prindërve thotë se mbi 300 mijë fëmijëve nxënës dhe mbi 600 mijë prindërve po ju shkelet e drejta me grevën në arsimReagimi i plotë:
E drejta për arsim e fëmijëve po shkelet rëndë
Pse po themi vazhdimisht që greva e plotë në sistemin arsimor parauniversitar është e kundërligjshme?Ngase Kushtetuta është në krye të piramidës së legjislacionit, më pas vijnë ligjet e veçanta dhe tutje janë ligjet që i rregullojnë çështjet e përgjithshme.
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet?Neni 47 [E Drejta për Arsimin]
1. Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet publike.
Në Ligjin Nr. 04/L-032 – Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës thuhet:
Neni 3 Parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar1. Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.
2. Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe aftësuese, komunave dhe qeverisë, sipas funksioneve dhe detyrave përkatëse të përcaktuara në këtë ligj.
Në hierarkinë e legjislacionit, ligji për grevat qëndron nën këto dy ligje.
Pra, ajo që po ndodh në Kosovë prej shumë vjetësh, në sy të institucioneve: Presidencës së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, është që Ligji i Grevave po i tejkalon dhe mbizotëron edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës edhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar.
E papranueshme, e pakuptueshme dhe shumë e dëmshme!Këto janë shkelje shumë të rënda për të mos u dukur e mos u evidentuar.
Mbi 300 mijë fëmijëve nxënës dhe mbi 600 mijë prindërve po ju shkelet e drejta me grevën në arsim!Kushtetuta dhe ligjet nuk flasin e as nuk bërtasin kur shkelen.
Njerëzit zyrtarë po, e kanë për obligim.
Thirrini ndërgjegjes dhe përgjegjësisë!
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...