Lajme

Këshilli i Bashkimit Evropian ka filluar takimin për liberalizim të vizave, nuk ka Konferencë për media pas takimit

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 13 October 2022

Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian ka filluar takimin në orën 14:30, ku në rend dite është edhe çështja e liberalizimit të vizave për për Kosovën.

Këtë ka konfirmuar për Tëvë 1, zëdhënësja e presidences çeke në BE, Eva Hrncirova. Ajo bëri të ditur se pas këtij takimi nuk do të ketë konferencë për media.

“Takimi ka filluar në orën 14:30. Ne do të përpiqemi të marrim një deklaratë të shkurtër me shkrim për ju më pas. Është një takim vetëm në nivel pune, ndaj nuk planifikohen njoftime të tjera për shtyp apo mundësi mediatike”, bëri të ditur ajo.

-Advertisement-

Diskutimi i parë në grupin punues të Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën ka filluar një ditë pasi Komisioni Evropian publikoi raportet individuale të progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera