Lajme

Këshilli Grevist i BSPK: Greva vazhdon derisa Qeveria t’i plotësojë kushtet

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 11 September 2022

Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve mbetën me qëndrim unanim deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve, greva do të vazhdojë.

Këshu u bë e ditur nga SBASHK-u, pas një takimi të jashtëzakonshëm që ka mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve.

“Në orët e pasdites të së dielës SBASHK-u ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve për të debatuar lidhur me takimin e kryetarit të BSPK-së Atdhe Hykolli në mbrëmjen e së shtunës që e ka zhvilluar me Kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

-Advertisement-

Po ashtu sipas njoftimit kryetari Hykolli ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për ato që janë debatuar në këtë takim e pastaj është hapur debat konstruktiv lidhur me këtë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së, duke uruar që ky dialog edhe të ndodh me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme.

“Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ata rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog dhe se greva po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i anëtarësisë, e cila edhe do të vendos çka tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera